Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar i cili dyshohet se është autor i kultivimit të 12 470 bimëve narkotike.
Siç mësohet nga burime policore, në vijim të operacionit të datës të datës 23 Nëntor 2015 të koduar “KADIE”, si rezultat i të cilit u asgjësuan 12470 bimë narkotike cannnabis cativa dhe u arrestuan 6 persona.
Efektivat e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Kristaq Kadillari, 47 vjeç, banues në fshatin Kadias, Lushnje.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendim Nr.304 datë 26.11.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Po mëngjesin e sotëm në Pogradec është zhvilluar një operacion për kontrollin e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në postobllok, nga Policia , sekuestrohen 5 kg lëndë e dyshuar narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Viktor Behaj, 47 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Enkelana”, gjatë kontrollit të ushtruar, në automjetin tip “Mercedes – Benz”, me targë AA 336 JC, në pronësi të tij, me të cilin udhëtonte, në gomën rezervë, u gjetën dhe bllokuan, në cilësinë e provës materiale, 5 kg e 108.4 gr, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti i markës “Mercedes – Benz”, si dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.