Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë ambientet e Piramidës tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë fikur flakët.
Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale kurse grupi hetimor e Policia janë në vendngjarje për përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.