Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme i pranishëm në Dibër të Madhe aty ku mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’, kongres i cili ishte pikënisje e kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.
Përmes një postimi në “Facebook” bashkëngjitur me foto kreu i shtetit shprehet: “Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”.
Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.
g.kosovari