Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites duke sjellë shira të izoluar në Jug, ndërsa në skajin verior dhe verilindor do ketë reshje të pakta dëbore.
Parashikohet që mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim graduale të kushteve atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke larguar vranësirat.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Kosova
Vranësira të dendura dominojnë orët e para të ditës në Kosovë. Pasditja dhe kryesisht nata sjellin dhe reshje të pakta shiu e dëbore.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të dendura të cilat sjellin rreshje afat shkurtëra dhe të izoluara dominojnë motin në Maqedonia e Veriut deri pasdite kur moti fillon të përmirësohet gradualisht duke rikthyer kthjellimet.
g.kosovari