Imuniteti nga Covid-19 zgjat plot 6 muaj. Në këtë përfundmi kanë dalë kërkimet e fundit të Universitetit të Oksfordit, të cilat nisën nga marsi e zgjatën deri në nëntor.
Sipas CNBC, subjekte të kërkimit ishin mjekë dhe infermierë, të cilat janë edhe shumë më shumë të ekspozuar se pjesa tjetër e popullsisë.
Pra, riinfektimi me Covid nuk rindodh brenda 6 muajve, përveç ndonjë rasti të rrallë.
David Eyre, profesor në sëmundjet infektive, në Universitetin e Oxford-it, i cili punoi gjithashtu dhe në studimin e bërë tha:
“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri. Studimi po vijon ende për të zbuluar nëse mbrojtja nga infeksioni zgjat më shumë”.
Eyre u shpreh se pasi ndoqën njerëzit e infektuar për 6 muaj, të gjithë studiuesit ishin të etur për të ndarë rezultatet e tyre.
Ndërkohë që dy nga vaksinat ajo e Pfizer dhe Moderna ka treguar efektivitet deri në 95 % në fazat përfundimtare të studimit.
g.kosovari