Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për Report TV ka folur për akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha se po fshihen viktimat e COVID.
Ajo tha se me këto akuza kanë kaluar çdo cak njerëzor, ndërsa ka bërë thirrje që një gjë e tillë tu lihet në dorë mjekëve të cilët po e bëjën detyrën me shumë përgjegjshmëri.
“Le t’ia lëmë profesionistëve fjaët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët.
Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e poamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politikë.
Nëse do merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët. Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informaicon të saktë.
Nëse unë dalë pozitive dhe skam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam bërë 3 herë infarkt bëj dhe një infark dhe mbaroj (shembull).
Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë sbëj komentet mbi gjëra që si di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë ti sqarojnë gjërat.
Ajo që po vihet re sot është se njerëz që mendojnë se dinë diçka hedhin mjegullnajë dhe krijojnë probleme kot”, tha ajo.