Pas luftës së Kosovës dyshohet se kanë mbetur të vdekur mbi 13 mijë të persona të vrarë si dhe u shënuan shumë dëme materiale nga ushtria paramilitare dhe militare serbe. E për këto krime lufte nuk janë dënuar agresorët e vërtetë.
Për vrasjet e shqiptarëve kanë kryer analiza edhe patologët e huaj, ndërkohë që nuk ka ndodhur e kundërta. Por masakrat e kryera në Kosovë ndaj civilëve janë të shumta dhe rrëfimin më poshtë e bën një ish-ushtar serb, i cili rrëfen për metodat e vrasjes së shqiptarëve me urdhra të eprorëve të tyre.
Ai flet për mizoritë e tyre të kryera ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Rrëfimin e nis me informacionin se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona. Ai thotë që këto nuk do të mund të zbulohen kurrë, sepse me eshtrat e tyre janë shtruar rrugët.
“I kanë vendosur njerëzit në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thyer me gurë dhe i kanë bërë material për të shtruar rrugët. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, – deklaron ish-ushtari serb.
/a.r