Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lanabregas ku i ka dhënë sot çelësin e banesës familjes Behari, të cilët ishin ndër të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Teksa inspektoi nga afër banesën, kreu i qeverisë nuk nguroi që t’i jepte këshilla djalit të vogël të familjes Behari.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Monika Kryemadhin, e cila deklaroi se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan, pa e ditur se është në Bashki tjetër. Nga Dajti ku bashkë me kryeministrin inspektoi banesat e reja që janë rindërtuar, kryebashkiaku Veliaj theksoi se tek “Sami Frashëri” janë hedhur të gjithë pilotat dhe tani është gati të nisin dhe themelet për shkollën e re që do të ndërtohet po aty ku ka qenë e vjetra dhe dy herë më e madhe.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Rama: Merri çelësat
Qan e zonja e shtëpisë
Rama: Më mirë lot gëzimi. Hapi rrugën mamasë (i drejtohet djalit të shtëpisë). Si je me mësimet? Çfarë notash merr?
Djali: me 7, me 8.
Rama: Me 7 dhe 8?! Baba e mama e meritojnë shtëpinë falas, kurse ti çdo tullë duhet ta meritosh dhe të marrësh nota të mira. Kjo është ajo që duhet të shlyesh. Ulu aty dhe mblidhe mendjen mirë tani se nuk të mungon asgjë tani.
Veliaj: Kryetar, ne sa mbaruam pilotat tek Sami Frashëri. Fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur pak ata të Paskuqanit se ishin prehur që të shkonte shkolla atje. (Qesh)
Qesh dhe Rama
Veliaj: Na u desh që të sqaronim që ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodhi.
Rama: Pse menduan vërtetë që shkolla do të shkonte në Paskuqan?
Veliaj: Kryetar ne sa mbaruam të gjithë pilotat tek “Sami Frashëri”, kështu që tani fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur çik ata në Paskuqan se ishin mprehur se do t’u shkonte shkolla atje. Kështu që u desh të sqaronim se ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodh çdo javë. Ne patëm nga prindërit e “Sami Frashërit” një peticion që të mos shkojë shkolla në Paskuqan. Mund të them që një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë. Tani mbaruar pilotat, dhe me mbarimin e pilotave mbaroi edhe ajo varja te kangjellat e “Samiut” nga politikanët që t’i lënë të punojnë brigadierët. Dhe atë u them, në qoftë se ambicia është që të bëhet brigadier bashkie, ne kemi vend për punë, për këta deputetët. Fjala vjen kemi vend për inspektorë.
Rama: Larg qoftë. Larg qoftë t’i marrim ata brigadier.
g.kosovari