Kreu i PD Lulzim Basha hodhi akuza të rënda në emisionin “Opinion”, kur deklaroi s qeveria ka fshehur numrin e viktimave.
Sipas Bashës, nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti janë ndarë nga jeta mbi 1000 qytetarë të infektuar me COVID.
Për këtë arsye në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka reaguar drejtori i Mjekësisë Ligjore shqiptare, Bledar Xhemali.
Xhemali ka deklaruar direkt me telefon në emisionin “Opinion” se të gjitha rastet e infektimeve dhe vdekjeve menaxhohen nga QSUT, duke shprehur gatshmërinë që të bashkëpunojë me drejtësinë.
Ai ka treguar se morgu Institutit të mjekësisë ligjore varet nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha rastet e COVID-19 menaxhohen nga QSUT.
“Morgu i Institutit të mjekësisë ligjore ka varësi të dyfishtë. Nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë.
Të gjithë rastet e COVID menaxhohen nga QSUT, nuk kanë lidhje fare me rastet mjekoligjore, që bëjmë ne si ekspertë mjekoligjorë.
Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT. Ne e bëjmë një sqarim të plotë, të vijë edhe Prokuroria të hetojë”, deklaroi Xhemali.
“I bëj thirrje për herë të pestë Prokurorisë të shkojë tani te morgu. Dua të mos kem të drejtë. Dua që Shqipëria të jetë me kapacitete spitalore më të mira.
Dua që pacientët të marrin trajtimin që meritojnë, të jenë sa më të shëndetshëm.
Por nuk është detyra juaj si gazetar që të prezumoni se unë e kam gabim. Spitalet janë plotë dhe kanë qenë 13 ambulanca që prisnin në radhë.
I mbanin ambulancat se do nxirrnin pa u shëruar dhe kush do vdiste për t’i futur brenda në spital”, deklaroi Basha në “Opinion”.
g.kosovari