DASHI
Në jetën në çift do ketë turbullira gjatë kësaj dite. Nëse doni që situata të qetësohet duhet të bëni pak më shumë lëshime. Shmangni shpenzimet e mëdha financiare sepse situata nuk është aq e favorshme.
DEMI
Nëse jeni në një lidhje duhet të shtoni dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite dhe të tentoni të përjetoni emocione të reja. Me shpenzimet do tregoheni më të kujdesshëm dhe pak nga pak do e përmirësoni edhe buxhetin.
BINJAKET
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qetë dhe nuk do paraqesë asnjë problem sot. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën dhe eksperimentoni gjëra të reja. Hëna do influencojë negativisht tek financat.
Gaforrja
Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.
Luani
Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.
Virgjëresha
Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.
Peshorja
Akrepi
Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.
Duhet të tregoni kujdes pasi kjo e premte nuk është një nga ditët tuaja me fat.
Shigjetari
Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.
Bricjapi
Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.
Ujori
Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite, një familjar i juaji t’iu kërkojë një nder dhe koha e kaluar me të do ju ndihmojë që ta njihni më mirë. Gjatë kohës së lirë mund të shijini disa momente relaksi. Në dashuri, do të arrini të rigjeni intensitetin.
Peshqit
Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.