Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes disa shifrave denoncoi Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve gjatë muajit tetor në vendin tonë, që sipas të dhënave në grafik, është ndër më të lartat në Europë.
“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT”, – tha Basha.
Kryedemokrati dha edhe disa shifra.
“Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%”.
“Çmimet e transportit u rritën me 3.4%”.
Lidhur me këtë situatë, Basha akuzoi qeverinë.
“Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike”.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta”.
“Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës”.
“Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”, – theksoi në regimin e tij kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
/a.r