Vaksina anti-Covid që është prodhuar nga Universiteti i Oxford-it ka dhënë një përgjigje të mirë mbi rezultatet e saj. Në raportet e provës së fundit vaksina ka treguar se krijon një imunitet tek mosha e tretë duke filluar nga mosha 56 vjeç deri në mbi 70 vjeç. Sipas të dhënave të fazës së më parshme vaksina “ChAdOc1 nCov-2019” mund të ndërtojë një sistem imuniteti në moshat e treta dhe më të prekura nga ky virus.
Studiuesit thanë se vaksina u injektua në 560 persona, ku nga këta 240 ishin mbi moshën 70 vjeç, ndërsa të tjerët nga të gjithë grupmoshat. Nga të gjithë injektimet që u bë në njerëz nuk u pa asnjë efekt anësor. Dr Maheshi Ramasamy, i cili studioi të dhënat e kësaj vaksine u shpreh se është i kënaqur me progresitetin vaksinës ChAdOc1 nCov-2019.
“Të rriturit e moshuar janë grupi përparësor për vaksinimin Covid-19, sepse ata janë më rrezikuar nga sëmundjet e tjera. Ne ishim të kënaqur kur pamë që vaksina jonë jo vetëm që dha përgjigje të mirë tek të rriturit e moshuar, por gjithashtu stimulonte përgjigje të ngjashme imune edhe ndaj moshave të reja,” tha Ramasamy.
Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Njëra prej tyre tha se vaksina e saj është efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milionë të vaksinës së kompanisë Moderna, raporton BBC.
Sfida me zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19 është që të nxisë trupin për të luftuar kundër virusit, pa marrë parasysh sa vjeç është dikush.
Për shkak se të moshuarit kanë sistem më të dobët të imunitetit, kjo nënkupton se vaksinat nuk priren të funksionojnë ashtu si funksionojnë te të rinjtë.
g.kosovari