Pronari i një lokali në Poliçan është arrestuar, pasi organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit.
Policia ka vënë në pranga në flagrancë shtetasin Xh.L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.
Të ndaluarit iu sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular. Ai akuzohet për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.
g.kosovari