Pfizer ishte e para kompani që deklaroi se kishte prodhuar vaksinën e COVID-19 me efikasitet 90%, duke i dhënë botës shpresë se lufta ndaj këtij virusi është një hap më afër fundit.
Pas kësaj, ishte Moderna e cila njoftoi se vaksina e saj kishte po ashtu një efektshmëri mjaft të lartë, 95.4%, duke bërë që shpresat të rriten.
Por mjeku Ilir Alimehmeti, në studion e “Open”, u shpreh disi skeptik në lidhje me vaksinat, duke thënë se duhet të presim.
Sipas tij, dyshimet e forta janë se pacientët që kanë marrë pjesë në provat e dy kompanive, kanë qenë të prekur lehtë nga COVID.
“Do të kemi një ulje të këtij optimizmi të dhëna nga kompanitë në konferenca. Pfizer ka një numër që duhet të vaksinohen 265 vetë që të evitohet një rast infeksioni, ndërsa Moderna e ka më të ulët. E dhëna e fortë që dyshohet është se rastet e infeksioneve nuk kanë qenë të rënda, te të dyja. Sa i përket vetë rastit, nuk kanë rëndësi rastet e reja, por rastet rënda. Kjo është e rëndësishme, por duhet të presim dhe pak”, tha ai.
g.kosovari