Klubi i Tiranës përmes një njoftimi ka bërë zyrtare largimin e Winnful Cobbina.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton shitjen e kartonit të lojtarit Winnful Essua Cobbina.
Klubi njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Cleopatra Football Club.
Pavarësisht dëshirës së madhe të klubit për ta patur lojtarin pjesë të kampit bardheblu, klubi i bashkohet dëshirës primare për mirëqënien e lojtarit. KF Tirana i uron suksese në këtë rrugëtim të ri”, thuhet në njoftimin e Tiranës.
Por, të menjëhershme kanë qenë dhe reagimet e tifozëve.
Ata janë tallur me klubin dhe presidentin Ilir Meta që e pajisi këtë lojtarë me pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme.