Duket e habitshme që një personazh si Bill Gates të jetë më i bujshëm në një samit ku ndodhen Obama, Merkel dhe gjithë krerët e sovranët e shteteve më të mëdha të botës. Por ja që mund të jet pikërisht kështu. Sepse Gates dhe 26 miliarderë të tjerë si ai, janë bërë pjesë e nismës “Breakthrough Energy Coalition”, e cila synon të financojë projekte studimore me qëllim kërkimet mbi energjinë e gjelbër.
Vetë Bill Gates ka njoftuar se do të japë dy miliard dollarë, gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, për të financuar kërkimet në fushën e energjisë së pastër. Thirrjes së tij i janë bashkuar Jeff Bezos, shef i Amazon, Mark Zuckerberg i Facebook, Richard Branson i Virgin dhe Xhorxh Soros.