Komisioneri Europian për Zgjerimin, Olivier Varhelyi, kërkoi sot që Konferencat e para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mbahen këtë vit. Komisioneri Varhelyi mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Çështjeve Europiane, ku në kuadër të presidencës gjermane raportoi ministri gjerman për çështjet Europiane, Michael Roth.
Me anë të një postimi në Tëitter Varhelyi theksoi se , puna për miratimin e kornizave negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojë. “Në video takimin e Ministrave të Europës sot: Puna duhet të vazhdojë dhe është e rëndësishme që kornizat negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të dakordësohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Konferencat e para Ndërqeveritare të mbahen këtë vit”, u shpreh Varhelyi. “Të gjithë duhet të vazhdojnë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e hapura. Unë jam në kontakt me Presidencën gjermane të BE dhe të gjitha palët përkatëse në mbështetje të gjetjes së një zgjidhjeje”, tha Varhelyi.