Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja kundër përhapjes së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që t’i zabtojnë ato.
Në një mesazh në rrjetet sociale, shefja e Shëndetësisë thotë se duhet të bëhemi të gjithë bashkë në betejën kundër këtij armiku të padukshëm.
“Nga sot rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Të mbrojmë familjet dhe t’i japim një dorë stafeve mjekësore kundër armikut të padukshëm. Të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron. Kufizo Kontaktet”, shkruan ajo.