Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një takim me strukturat në Kukës ku i bëri thirrje aleatit të tij Lulzim Basha për më shumë oponencë.
Media thotë se kreu i qeverisë është i vendosur për të manipuluar zgjedhjet.
Ai kërkoi nga opozita të ngrihet në nivelin e përgjegjësise kombëtare për të garantuar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, duke premtuar integrim në BE.
“Rama është i vendosur për të manipuluar zgjedhjet, prandaj opozita duhet të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë kombëtare, për të garantuar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Refuzimi që Rama i bën Bashkimit Europian është refuzimi që i bën qëllimeve tona si shtet dhe komb, për të ruajtur me çdo kusht regjimin e tij të korruptuar. Ne kemi mundësinë dhe duhet të bashkojmë shqiptarët kundër këtij regjimi, por mbi të gjitha të bashkohemi për ta bërë Shqipërinë Europiane, brenda mandatit të parë qeverisës.”
Mediu akuzon kryeministrin Rama për një politikë përçarëse ndaj shqiptarëve në Kosovë.
“Një komb, një qëndrim, ka qënë moto e gjithë politikave dhe politikanëve shqiptarë, ndërsa sa ka ardhur në pushtet Rama, paternalizmi i tij ndaj Kosovës, “miqësia” me Vucic dhe Serbinë, e cila nuk ka reshtur për të rikthyer hegjemoninë në Ballkan, ka sjellë një çorjentim total në politikat tona rajonale dhe marrëdhëniet me partnerët, përçarje dhe shpërfillje të faktorit politik shqiptar.”
Mediu shtoi se gjatë qeveriojes Rama, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s asnjëherë nuk shtroi një çështje të interesit kombëtar në pikëpamje të sigurisë apo çështjen e të zhdukurve në Kosovë duke pasur dhe presidencën e OSBE./p.a
Ka shqiptar qe vjen me ty or Gerdec