Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në një komunikim me mediat ku njoftoi edhe masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur për klasat që kanë 15 apo më shumë nxënës.
Duke qenë se një nga vendimet që u mor sot ishte se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 njerëz, Fico tha se sa i përket këtyre klasave do vijojnë monitorimet dhe do merret një vendim në kohën e duhur dhe siç e kërkon situata.
Për momentin ajo theksoi se situata paraqitet e qëndrueshme në shkolla dhe incidenca e infeksioneve mbetet e ulët.
“Fëmijët janë pjesa për të cilët në shqetësohemi natë e ditë, jam vetë prind. Nga hapja e shkollave deri tani insidenca është 2%, ne kemi zëvendësuar mësuesit e infektuar, kemi dezinfektuar ambientet, nuk ka qenë e lehtë, por grupimet e lehta siç janë fëmiëjt, na e kanë lejuar këtë gjë. Po monitorjmë situatën dhe për sa kohë jemi në këtë situatë, asgjë nuk është e shkruar në gur. Nëse numrat do të ndryshojnë, do të marrim vendimin e duhur“, deklaroi Fico.
g.kosovari