Reagimet mohuese të Lulzim Bashës në lidhje me akuzat se ka “dorë” në raportin e Dick Marty dhe në zhduklen e kasetës së masakrës së Krushës, akuzë kjo e Milaim Bellanicës, nuk kanë mbetur jashtë “radarit” të këshilltarit të Ramës.
Endri Fuga është shprehur se Basha ka kohe për të folur për ekonominë dhe pandeminë por jo 5 minuta për të folur për veten.
“Flet për ekonominë e për pandeminë dhe shumë mirë bën që flet. Po 5 minuta për të sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanëm?
Se ky vetëm mohon, edhe ç’thotë ish shefi i vet, edhe ç’thonë dokumentet ku ka punuar, edhe ç’thonë dëshmitarët. Të gjithë gënjekan, përveç Lulit”, shkruan Endri Fuga.