Portretet e Enver Hoxhës dhe parullat komuniste janë rishfaqur sot nga nostalgjikët gjatë ceremonisë për 76-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
Homazhet në nder të atyre që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit u mbajtën pranë Ushtarit të Panjohur, ceremoni, ku mbajti fjalën edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, më pas edhe Presidenti Ilir Meta.
Pas aktivitetit zyrtar, veteranët dhe nostalgjikë të kohës së komunizmit marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa përshëndesnin me grusht.
Siç shihet nga këto foto ata kishin përgatitur një buqetë në formë ylli me trëndafila të kuq, ndërsa nuk munguan as fotot e diktatorit Enver Hoxha.
Kujtojmë që në të shkuarën ka pasur polemika mes palëve politike dhe aktorëve të tjerë të opinionit publik, mbi çështjen nëse duhen dënuar apo jo manifestime të tilla.
g.kosovari