Teksa poston foton e tij të mësipërme, kryeministri Edi Rama ka replikuar përmes Facebook me Presidentin Ilir Meta.
Shefi i qeverisë shkruan se Shqipëria është nën mesataren e rajonit sa i përket pasojave nga Covid-19.
“Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme” – thotë Edi Rama.
Pë herët, Ilir Meta tha se është jetike që të shtohet numri i testeve masivisht. Ai kërkoi edhe hartimin e një plani urgjent.
/a.r