Ministrja e Financave Anila Denaj, ka publikuar pamjet nga rigjenerimi urban i shëtitores në Sarandë.
Denaj shpreher se ky invesim do rrisë zhvillimin e Ekonomisë dhe Turizmit.
“Në Sarandë, hapësira midis detit dhe qytetit i rikthehet njerëzve përmes një shëtitoreje model.
Ky investim që nxit zhvillimin e turizimit dhe ekonomisë lokale, verën e ardhshme do mund të jetë i prekshëm nga të gjithë.
Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet”, shkruan Denaj.