Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, për të cilën thotë se nëse e merr ajo pushteti do të ndërtojë teqe dhe do shohë filxhan duke thënë se shëron COVID-in.
‘Për ju dhe për të gjithë vlonjatët është e qartë se ç’ishte ky vend.
Duhet të mbyllje sytë se s kishe ç’të shihje. Këtu nën këmbët tona nuk kishe mundësi të ecje pa kapërcyer nga gropa në gropë. Shitej çdo lloj gjëje në rrugë. Pse na duhet mandati i tretë?
Imagjinoni ju që luli me leskon e Vlorës ta bëjë anën tjetër si kjo? Jo vetëm që s’do e bëjë por do e shtrojë Lesko me raki e qofte e do bëhet ansambël i pijanecëve të Vlorës e njerëzve do i gjejë belaja.
Leskon Vlonjat e kemi, tonin e kemi po nuk kemi ç’ti bëjmë.
Ne do përfundojmë rrugën e Vlorës, kujtoni ju se do kthejnë sytë ata nga qytetet?? E dini pse? Ata e urrejnë qytetin.
Ata urrejnë pastërtinë, rregullin, bukurinë, keni parë ndonjë parti politike që thotë që kemi ndërtuar qytetin e parë pa leje në botë, Saliu për Bathoren? Kush do i bëjë lagjet tuaja?
Lesko me Lulin apo Monika që të bëjë teqe të kuqe dhe të thotë që do ju shëroj nga covidi’, tha Rama.