Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Vlora, deklaroi se njerëzit po turren tek privati që të bëjnë tamponë.
“I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin. Turren të shkojnë të bëjnë tamponë tek privati me kosto marramendëse dhe marrin ilaçe që ose nuk iu bëjnë gjë ose iu bëjnë dëm.
Nuk kanë pse ta bëjnë, nëse nuk iu thotë mjeku. Është një sëmundje dreqi, që nuk dihet si të kap, por janë ca etapa që tashmë i kemi thënë hapat me të cilat duhet ta luftosh. Kur je në kushtet e shtëpisë, nuk ke pse blen ilaçe kot. Privatet të ngarkojnë me ilaçe se janë të lidhur me farmacitë, por merr mjekun e familjes”, tha Rama.
“Ne kemi çdo gjë e kemi në që ka Europa. Pse çoni politikanë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, ministrat nuk janë në Turqi, shefja e Epidemiologji e pati në gjendje të rëndë, nuk iku në Turqi, e kaloi në Spitalin Infektiv të Tiranës.
Ka mundësi të shkojë në Turqi, por shkoi tek Spitali Infektiv i Tiranës, por e di shumë mirë se në Turqi nuk ka asgjë më shumë sesa këtu. Mjekët dhe infermierët tanë janë heronj. Shumica dërrmuese janë në lartësinë e detyrës”, deklaroi Rama.