Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e arrestit për Klodian Gradecin, ish-drejtorin e Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ditën e sotme apeli i ndryshoi masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Ai dyshohet se së bashku me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit.
Më 6 tetor, policia vuri në pranga 6 zyrtarë të AKBN-së, një u la në “arrest shtëpie”, ndërkohë që dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ish-drejtori i Hidrokarbureve u largua për në Turqi fillimisht vetëm pak kohë pasi iu dha masa nga Gjykata e Tiranës dhe pas dy javësh u arrestua pas kthimit në aeroportin e Rinasit.