Presidenti i Republikës duket se më në fund është bindur të mbajë maskë mbrojtëse.
Pas qindra takimeve ku nuk ka respektuar asnjë masë antiCovid, Ilir Meta është shfaqur më në fund me maskë gjatë konferencës së përjavëshme.
I pyetur nga gazetarët, Meta tha se “e kam pasur dhe e kam tmerr maskën, por po jap një shembull reflektimi për situatën”.
Pak orë para këtij aktiviteti, Presidenti u takua me drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Klube.
Ky i fundit mund ta ketë bindur Metën që të sillet si qytetar i përgjegjshëm.
(JavaNews/a.r)