Tre të dënuar, me banim në Vlorë, kanë marrë formularin e Operacionit Forca e Ligjit këtë të premte. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale, si vjedhje banke e prodhim e shitje droge.
Të dënuarit që morën formularin sot janë: Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerbi, Saimir Bubeqi
Jurgen Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Hekuran Gerbi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Saimir Bubeqi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari