Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një inspektim blic në burgun e Reçit për kontroll personal për masat e sigurisë dhe parandalimin e pandemisë.
Mësohet se Gjonaj ka kërkuar dyfishim të komunikimit online të të dënuarve me familjarët.
Në këtë takim ajo ka biseduar me të gjithë ekipin e sigurisë në IEVP Reç, duke njoftuar linjë të hapur komunikimi me stafin e burgjeve për çdo problematikë.
/a.r