Situata pandemike në vend prej ditësh vijon të jetë e rëndë, shifrat e rasteve të reja me Covid janë të larta duke bërë që autoritetet përgjegjëse tashmë të përgatisin dhe spitalet rajonale për tu ardhë në ndihmë pacientëve me Covid.
Deri më tani në Spitalin e Durrësit po marrin trajtim mjekësor 15 pacientë të infektuar me Covid.
Burime brenda spitalit i kanë konfirmuar abcnews se pacientët të cilët kanë simptoma të lehta mbahen nën vëzhgim për një periudhë dy tre ditore dhe në rast përmirësimi i dërgojnë në shtëpi ose nëse ka përkeqësim të gjendjes i nisin drejt Tiranës.
Ndërkohë ndër të tjera mësohet se për afro tre katër ditë ambjentet e spitalit Infektiv të qytetit, i cili ka në dispozicion 40 shtretër dhe do të funksionojë në bazë të protokollit të ministrisë së Shëndetësisë.
g.kosovari