Një rast i rrallë është raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku një person është prekur tre herë nga koronavirusi.
Hera e tretë ishte fatale për 45-vjeçarin i cili për fat të keq humbi jetën.
Mjekët e spitalit Brigham and Women’s Hospital ne Boston, përshkruajnë të gjithë luftën e 45-vjeçarit që vuante nga një çrregullim i rëndë autoimun, çka duket se bëri që sëmundja t’i rikthehej disa herë.
Virusi pësoi mutacion brenda vetë trupit të tij, duke e bërë edhe më të rëndë situatën.
Zyrtarët e shëndetësisë e kanë bërë të qartë se personat me sistem imunitar të kompromentuar duhet të qëndrojnë të izoluar sa më shumë që të jetë e mundur dhe të përpiqen me çdo mënyrë ta shmangin infektimin nga koronavirusi.
Studimi i këtij rasti sakaq tregon se kjo kategori njerëzish mund të kthehet në një rezervuar te rrezikshme ku virusi të pësojë mutacion përpara se të përhapet te të tjerët.
/a.r