Një ngjarje ka tronditur Prishtinë, ndërsa një bombë e vendosur në spital është demontuar nga Njësitet Speciale. Pas një njoftimi se në Klinikën e ORLS-së ishte vendosur bombë, policia ka bërë evakuimin e pacientëve dhe stafit mjekësor.
Prishtina prej ditësh ndodhet nën alarmet për vendosje bombash në disa pika, përfshirë edhe ambasadën e Shqipërisë. Këtë herë, alarmi nuk ka rezultuar fals, por një granatë dore është gjetur në klinikën e syve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen tronditëse në këtë kohë kur e gjithë bota i ka sytë në luftën kundër terrorizmit. (javanews.al)