Sali Berisha nuk permbahet kur vjen puna per te share e mallkuar kundershtaret e tij. As ne moshen 75 vjeçare! Ai thotë se asnjëherë nuk e ka akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se e ka vrarë gazetarin Ali Uka. “Kurrë në jetën time nuk e kam akuzuar Hashim Thaçin për Ali Ukën. Ali Uka është vrarë dhe ka pasur shok dhome Hashim Thaçin”, – ka thënë Berisha në Rtv Dukagjini.Berisha tha se po ta dinte se Thaçi ka lidhje me vrasjen e Ali Ukës, do ta akuzonte publikisht. “Po të kisha dijeninë më të vogël në vrasjen e Ali Ukës, nuk do të hezitoja të dal publikisht me akuza ndaj Thaçit”, – ka thënë Berisha.
Megjithatë Berisha nuk u kursye në akuza të tjera për Thaçin për të cilin tha se ka bërë gjithçka për shkëmbim territoresh me Serbinë. “Hashim Thaçi bëri gjithçka për shkëmbim territoresh me padronin e tij, Vuçiqin. Edi Rama bëri gjithçka për ndarjen e copëtimet të Kosovës. Së bashku me Baton Stanishiqin ndërtuan 3 viteve të fundit dhe bënë një fushatë për ç’bërjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Prandaj, në qoftë se unë s’pranoj kurrë akuza ndaj tij apo ndaj tyre për kanibalizëm siç ishte formuluar akuza e Gjykatës Speciale, absolutisht për aktet që i kanë kryer ndaj Kosovës do t’i varja të 3 në shtyllën e turpit të historisë kombëtare shqiptare dhe do t’i dënoja ata me dënimet më të rënda për tradhti kombëtare”, – u shpreh Berisha!
Theksojme se mbreme Berisha braktisi emisionin, pasi gazetari nga Kosova Mushkola i kujtoi shitjen e detit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes, duke e akuzuar se eshte autor i ketyre krimeve!