Kaosi mbizotëron jashtë spitaleve në Napoli, të Italisë, me sistemin shëndetësor të mbingarkuar.
Mediat e huaja raportojnë se në Napoli, njerëzit janë duke pritur për trajtim Covid në makinat e tyre, jashtë spitaleve. Meqenëse shtretërit nuk janë të mjaftueshëm, stafi infermieror vendos aparate për frymëmarrje edhe në parking.
Kaosit i krijuar vjen, pasi qytetarët nxitojnë drejt institucioneve shëndetësore edhe me simptoma të lehta.
Situata është veçanërisht shqetësuese në jug, ku spitalet janë më pak të pajisura me aparatura sesa në veri.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë në spitale, por në 24 orët e fundit 623 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit.
Shumë qytetarë po i bëjnë thirrje qeverisë të vendosë një bllokim të ri kombëtar. Në të njëjtën kohë, mjekët paralajmërojnë se nëse nuk ndërmerren iniciativa drastike brenda një muaji 10,000 njerëz do të vdesin. 29,444 pacientë po trajtohen në spitale, që është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Numri i personave të pranuar në ICU dyfishohet çdo dhjetë ditë dhe sipas nënkryetarit të Federatës Italiane të Mjekëve, në një shkallë të tillë do të jetë shumë e vështirë të garantohet trajtimi i pacientëve me sëmundje të tjera.
g.kosovari