Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në konferencë me një shuplakë të fportë për oopozitës për propagandën që ka bërë sa i përket situatës së COVID.
“Për të folur që nga situata shëndetësore dhe se çfarë ësht ëbërë dhe se çcfarë do të bëjmë për shëndetësinë.
Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të aahtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një një katastrofe.
Janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëhspërim në popull përmes gënjeshtrash sajesash abuzimesh dhe një propagande të shfrenuar.
Po udhëheqin në këtë front që është një fron që shqipëria ka një pjesë aq të vogël sa çështë vetë.
Është e pajustifikueshme me asgjë që sot tu thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitale t janë në kolaps çka nuk është e vërtet, që njerëzit dergjendyshemeve çka nuk është e vërtet edhe mund të shte siç ka ndodhur në vend eshumë më të zhvilluara në spitale më të famshme botërisht por nuk është e vërtet që mjekimi bëhet në autoambulanca falë edhe ndihmës këtu të ndonjë meide që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë që edhe mund të ishte por nuk është e vërtet. Që Shqipëria po vjedh dheprandaj rritet nr i vdekjeve, kjo ësht ëabsurde sepse fakti është se numrat po rriten kudo.
Po vjedh kancelarja gjermane, ajo britanike, qeberia franceze. është një absurd. Këtë e bëjnë për të mbjellë panik, shumë vulgare dhe e dënueshme“, tha Rama.
Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës duke i thënë se po e përdor COVID-in politikisht duke thënë të pavërteta, për të marrë pushtetin. Por i prerë ka thënë se s’kanë shans ta marin.
“Pse po e bëjnë të gjithë këtë, për një strategji për pushtet që nuk kanë shans ta marrin se e kishin mundëisnë dhe e shfrytëzuan shumë keq. Si mund të bëhet një gjë e tillë pa fakte dhe shifra duke nxjerrë lloj lloj sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje si mundet“, tha Rama.
g.kosovari