Trajneri i Kosovës Bernard Shaland është infektuar me COVID-19. Tekniku zviceran dhe njëri prej pjesëtarëve të stafit teknik kanë rezultuar pozitiv në testin e fundit të kryer në skuadrën e Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare. Ky informacion vjen disa orë para miqësores që “Dardanët” do të zhvillojnë me Shqipërinë.
Shaland do të qëndrojë në izolim deri ditën e enjte, kur zhvillohet takimi i Kosovës me Slloveninë.
Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës
11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.
g.kosovari