Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook pamje ekskuzive të situatës në spitalin Infektiv, apo Covid 1 ku trajtohen pacientët me Covid 19.
Shefja e Shërbimit të këtij sptiali, Najada Çomo foli për punën që bën çdo ditë ajo vetë dhe stafi si dhe për mënyrat e reja të trajtimit të të sëmurëve. Çomo tha po ashtu se në këtë spital nuk kanë mbaruar kapacitetet.
“EKSKLUZIVE nga vija e zjarrit, në brendinë e Spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet pa pushim për të mbrojtur e shpëtuar jetë”,- shkruan Rama.
“Ne bëjmë mjekime në bazë të udhërrëfyesve tonë, përdorim edhe plazmën imune konvaleshente përmes një aparature që ka ardhur tek banka e gjakut, barna të tjera kompelentare. Kapacitetet janë 120 këtu, nuk janë ezauruar. Ne keni shtretër të lirë këtu, por pacientët që janë më mirë i kalojmë në covid 3”.
Sa për pacientët në ambulance ata qëndrojnë aty jo se nuk ka shtretër, por ka një triazh që bëhet nëse i plotëson apo jo pacienti kushtet për të hyrë brenda”,- tha ajo.