Një 69-vjeçar i infektuar me COVID-19 është hedhur ditën e sotme nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë, por fatmirësisht ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe pacienti është identifikuar si R.B., 69 vjeç, i shtruar prej një jave në spitalin COVID-1 në Tiranë.
Ndërkohë, spitali është rrethuar nga forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në foto tregohet momenti kur forcat e shumta të policisë bëjnë transportin e 69-vjeçarit drejt spitalit.
Shihet se krahas forcave të policisë është edhe mjeku infeksionit, Tritan Kalo.
g.kosovari