Një automjet ka përplasur një fëmijë në fshatin Barbulloje të Lezhës.
I mituri është dërguar në spitalin e Lezhës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
I vogli ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni.
Sipas grupit hetimor paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën në mënyre të menjëhershme automjetit.
g.kosovari