Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë ka bërë me dije se 900 banesa individuale përfundojnë deri në 31 dhjetor.
Ai ka bërë me dije se 260 shtëpi nuk ndërtohen si pasojë e terrenit malor, e për pasojë këtyre familjeve do i jepen lekët në dorë.
“500 banesa do i kemi gati brenda 31 dhjetorit në Shijak, Durrës Manzë. Në tiranë 300- 400 banesa gati në fund dhjetorit. (…)Një ndryshim mund ta bëjmë me vendim ka vështirësi në vendet malore për banesat individuale për të ndërtuar modelin, dhe për ato shtëpi që nuk ndërtohen dot nga kompanitë nëpërmjet bashkive atyre familjeve tu japim shumën totale në dorë dhe të ndërtojnë vetë ata ose të blejnë shtëpi diku tjetër, dhe janë rreth 260 shtëpi që për shkak të gjeologjisë janë të pamundura për tu ndërtuara si modele”, tha Ahmetaj.
g.kosovari