Kreu demokrat Lulzim Basha edhe këtë mëngjes ka zgjedhur që tu shmanget pyetjeve të kryeministrit Edi Rama për raportin e Dick Marty, duke zgjedhur ta sulmojë atë me situatën e Covid.
Sipas Bashës spitalet e Covid janë në kolaps dhe Rama sipas tij nuk ka asnjë plan për ta marrë situatën në dorë.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”-shkruan Basha.
g.kosovari