Vetëm pak minuta pasi kishte reaguar bashkëshortja e tij, Melania Trump, Donald Trump bëri postimin e tij të parë në Twitter, që prej humbjes në zgjedhje. Duke iu drejtuar mediave me përbuzje, Trump shkruajti: “Qëkur mediat thotë kush do të jetë presidenti i radhës? Këto dy javët e fundit të gjithë kemi mësuar shumë gjëra!”
Reagimi i tij erdhi rreth një orë pasi ish-Presidenti republikan George W.Bush reagoi publikisht duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ishte i “qartë” dhe se zgjedhjet ishin me integritet dhe të drejta, ndërsa Chris Christie, një prej aleateve më të afërta të Trump tha se kishte ardhur koha që ai të tregonte prova për akuzat e lëshuar për manipulim, në të kundërt duhet të “bënte përpara”.
Rrjetet televizive dhe Associated Press janë ato që e shpallin fituesin e zgjedhjeve prej dekadash tashmë, duke bërë përllogaritje se cili do të jetë rezultati ndërkohë që vijnë votat. Por të dhënat zyrtare duhet ditët që të numërohen dhe të certifikohen si zyrtare.
/a.r