Një mjek në Kosovë ndërron jetë për shkak të Covid-19.
Sipas mediave vendase, mjeku Sedat Hoti nga Suhareka ka gjetur vdekjen nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.
“Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin se është ndarë nga jeta doktori nga Theranda, Sedat Hoti. Sedati me përkushtimin më të lart, deri në vdekje, i shërbeu pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve te terapisë fizikale. Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Therandës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve shëndetësor me rastin e vdekjes së Sedat Hoti”, thuhet në njoftimin për median.
Një mesazh për mjekun pati edhe Oda e mjekëve të Kosovës.
“Dr. Hoti ka qenë specialist i fiziatrisë dhe i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.
/a.r