Numri dy i LSI, Petrit Vasili, është infektuar me koronavirus.
Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, të cilat raportojnë se ai është shtruar me urgjencë në një nga spitalet private të kryeqytetit.
Kujtojmë se Vasili së bashku me drejtues të tjerë të LSI-së nuk e kanë mbajtur maskën gjatë takimeve elektorale, duke kundërshtuar urdhrin e qeverisë.