Një burrë humbi krejtësisht kontrollin kur në një dyqan në Uells iu kërkua nga shitësi që të mbante maskën.
Ai nxori armën dhe ia drejtoi punonjësit që po i kërkonte zbatimin e rregullit.
Më pas, sipas dëshmitarëve, ai nisi të bërtasë duke thënë se “Bill Gates kërkon të na fusë çipin” dhe se “po mundohen të na kontrollojnë”.
Policia e arrestoi 51-vjeçarin dhe e shoqëroi në komisariat.
g.kosovari