Rregullatori kombëtar i Produkteve Mjekësore të Kinës miratoi për daljen në treg të dy pajisjeve testimi antigjeni që mund të zbulojnë Covid-19 dhe të japin rezultate brenda 20 minutash.
Të zhvilluara nga dy kompani bioteknike, përkatësisht në Guangzhou dhe Pekin, këto produkte janë pajisjet e para të provës së antigjenit të aprovuar në Kinë për Covid-19, njoftoi Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore, shkruan “Xinhua”.
Mjetet e testimit mund të zbulojnë shpejt raste pozitive kur ngarkesa virale është e lartë gjatë periudhës së infeksionit akut. Testimi i antigjenit nuk mund të përdoret vetëm për të identifikuar infeksionin, por duhet të kombinohet me teste të acidit nukleik dhe informacione të tjera diagnostikuese për të përcaktuar statusin e infeksionit.
Përveç dy kiteve të provës së antigjenit, Kina deri më tani ka aprovuar 24 reagentë zbulimi të acidit nukleik COVID-19 dhe 25 reagentë zbulimi të antitrupave.