Finalizohet një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, që çoi në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë.
Shtetasi Malvin Skarra është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. O.