Shërbimi Sekret Amerikan ka rritur masat e sigurisë ndaj Joe Biden pasi pritet që ai të jetë fituesi i zgjedhjeve në SHBA.
WP raporton se agjentë të shumtë janë dërguar në Wilmington duke ndërtuar një rreth të sigurt ndaj Biden, që siç duket edhe nga ecuria e numërimit të votave do të jetë presidenti i ardhshëm.
Burimet i thanë WP, se masat janë marrë me qëllim shmangien e çdo rreziku ndaj Biden, i cili në ditët në vijim pritet të mbajë edhe fjalimin e fitores.
/a.r