Një 23-vjeçar, me inicialet S.K., banues në Krujë, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Ndalimi i të riut është bërë tek “Mbikalimi i Rinasit”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas bluve, ai u kap në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rinasit” me mjetin tip “Land Rover”.
Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 8 fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 5 aparate celular.
/a.r